“Ai qëndron gjithmonë në stol, kështu që ai që do të duhet të pyetet pse nuk luan është zoti Ancelotti. Unë nuk po e kritikoj atë, ai thjesht ka marrë një vendim dhe ai është që Bale nuk luan. Por Sigurisht, është vendimi i tij, jo i lojtarit”, shpjegoi Jonathan Barnett.
“Nëse tifozët do të kishin treguar dashuri ndaj tij, situata do të kishte qenë ndryshe. Kur të shikojnë prapa, ata do të shohin lojtarin e madh që ishte në Real Madrid dhe atë që ai bëri për Real Madridin. Ata do të pendohen për këtë. Tifozët dhe klubi do të duhej ta largonte atë ashtu siç e meriton”, shtoi Barnett
“Ka qenë shumë i lumtur në Madrid, ka ardhur si i ri, i kanë lindur fëmijët atje, ka dhuruar shumë para për spitalet spanjolle. për COVID dhe ai e do qytetin dhe klubin dhe mendoj se parazitët janë ata që flasin keq për të.”