Carlo Ancelotti ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus dhe nuk do të udhëtojë në Londër me ekipin të martën. Trajneri italian do të mungojë në seancën stërvitore para ndeshjes dhe të mërkurën do të bëhet një PCR në minutën e fundit.
Nuk kishte asnjë konferencë për shtyp para apo pas ndeshjes kundër Celta Vigo. Real Madridi ka thirrur mediat këtë të martë në orën 18:00 dhe nuk dihet nëse do të flasë vetëm një futbollist, apo vetë Ancelotti do ta bëjë këtë nga shtëpia.
Ajo që është e qartë është se Carlo nuk do të udhëtojë sot për në Londër dhe nesër do t’i nënshtrohet një testi PCR të minutës së fundit. Nëse ai rezulton negativ, klubi do t’i sigurojë atij një fluturim ekspres për të mbërritur në ndeshjen kundër Chelsea.