Trajneri i të bardhëve do të jetë i pari që do të shijojë nënshkrimin e Kylian Mbappes. Statistikat nuk gënjejnë dhe pavarësisht se e di se ai mund të zërë pozicione të ndryshme në vijën e parë të sulmit, Ancelotti e di tashmë se ku dëshiron ta shohë Mbappen.
Golat, asistimet, shpejtësia, hierarkia dhe madje fuqia do ta sjellin Mbappen në sulmin e një Real Madridi ku për herë të parë në disa sezone e gjithë pesha e skuadrës nuk do të bjerë mbi Karim Benzeman.
Si anësor i majtë, Mbappé deri më tani ka shënuar 11 gola dhe 6 asistime në 13 ndeshjet që Neymar ka munguar me PSG -në për shkak të lëndimeve dhe problemeve të ndryshme. Kylian shijon shpejtësinë e tij në krah më shumë se kushdo tjetër.
Francezi ka 15 gola dhe 12 asistime në 24 ndeshje duke luajtur si qendërsulmues për PSG -në ku, megjithëse ka liri absolute për të lëvizur në qendër të sulmit, shumica dërrmuese e golave të tij me skuadrën e PSG-së vijnë në një pozicion. Kjo tregon shkathtësinë e Mbappés, i cili, të paktën nga shifrat, ia bën të qartë Ancelottit se ku do të duhet të nisë ndeshjen e tij në Santiago Bernabéu.