Një nga objektivat e klubit është të nënshkruajë me mesfushorin Aurélien Tchouaméni. Klubi është i gatshëm të bëjë një ofertë të madhe për transferimin e tij që mund të përfshijë Jovic.
Klubi tashmë ka studiuar ofertën e parë që do të bëjë për mesfushorin dhe ajo do të jetë 30 milionë euro plus Luka Jovic.
Mesfushori francez është zëvendësuesi i Casemiros dhe Florentino Pérez nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të marrë një tjetër futbollist që do të sigurojë të ardhmen e Real Madridit, siç ndodhi me Camavingan.