“El Clasico është një ndeshje e madhe, do të jetë speciale. Skuadra është mirë dhe ne jemi gati”.
“Benzema dhe Mendy nuk do të luajnë nesër. Karim nuk do t’i bashkohet Francës javën e ardhshme.”
“Benzema nuk është stërvitur ende dhe ai ende ndjen pak shqetësim. Ai ka pësuar një dëmtim të vogël që nuk e lë të stërvitet.”
“Nëse fitojmë nesër do të kemi 3 pikë të tjera. Nëse barazojmë 1 pikë.. nuk duhet të mendojmë për pikët e Barcelonës.”
“Kush do të luajë nesër në vend të Benzemas? E kam vendosur tashmë, por nuk do t’ju them.”
“Barcelona ka një stil të qartë loje dhe Xavi e simbolizon atë në mënyrë perfekte. Ata po bëjnë një punë të mirë.”
“Bale është një nga opsionet, por ne kemi edhe Mariano, Jovic, Rodrygo, Isco… Kam zgjedhur opsionin më të mirë për këtë lojë”.
“Ne mund të fitojmë pa Karim Benzema, po. Ai është i rëndësishëm për ne sepse ai shënon. Tani duhet të gjejmë dikë tjetër.”
“Nuk jam i shqetësuar për Benzemën. Ai është 34 vjeç, kështu që ka pësuar probleme të vogla këtë sezon, por gjithmonë është kthyer më i fortë. Ai do të rikuperohet javën e ardhshme dhe do të jetë gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit.”
“Bale dhe Hazard? Unë jam i kënaqur me ta. Është e qartë se ata duan të luajnë më shumë, por unë nuk u kam lënë minuta, sepse kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Por ata janë shumë profesionistë.”
“Nata kundër PSG në Bernabeu është e paharrueshme. Ne do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Mund ta përsërisim atë natë përsëri.”