Kubo ka dhënë një intervistë për gazetën ‘MARCA’ , ku ka rishikuar momentin e mirë të atyre që drejtohen nga Carlo Ancelotti, ndeshjen ndaj PSG-së dhe të ardhmen e tij te Real Madrid.
“Po, po, e pashë. Më dukej si një lojë e një niveli shumë të lartë në përgjithësi dhe me një nivel shumë të lartë përqendrimi nga ana e Real Madridit. Të gjithë ne futbollistët ëndërrojmë të luajmë dhe të përjetojmë ndeshje si ajo natë. Edhe mua do të më pëlqente” , është shprehur numri ‘17’ i Mallorkës.
Përveç kësaj, Kubo e bëri shumë të qartë për futbollistin që e frymëzon atë më shumë nga ata që mund të jenë bashkëlojtarët e tij sezonin e ardhshëm në klubin madrilen: “Nga ndeshja kundër PSG, Modric. Ai ishte i mrekullueshem”.
Për momentin, klubi i bardhë nuk ka vendosur se çfarë do të ndodhë me futbollistin e ri sezonin e ardhshëm, në të cilin në sulmin madrilen do të jenë Kylian Mbappé, Karim Benzema, Vinicius Jr. dhe ndoshta Erling Haaland.
Pavarësisht kësaj, Kubo nuk dorëzohet dhe do të vazhdojë të luftojë për të qenë në skuadrën e Carlo Ancelottit në të ardhmen: “Dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të jem pjesë e Real Madridit”.