Operacioni i Mbappe do të jetë më kompleks nga sa duket. Real Madridi do të duhet të bëjë një shpenzim të madh parash, megjithëse do të jetë më pak se sa ishte planifikuar për sezonin e kaluar. Në total pritet që nënshkrimi i sulmuesit parizien t’u kushtojë të bardheve më shumë se 360 milionë euro, mes pagës dhe shpërblimeve të lojtarit .
Real Madridi do t’i paguajë Mbappes një bonus afër 60 milionë euro , sipas ‘Marca’. Përveç kësaj, ai do të marrë 50 milion neto çdo sezon , pra rreth 100 milionë euro bruto. Ndaj subjekti tashmë po mendon se çfarë strategjie do të ndjekë me synimin për të rikuperuar sa më shpejt investimin e madh që do të kryhet brenda pak muajsh.
Para së gjithash, Real Madridi ka në mendje të rikuperojë një pjesë të madhe të parave të investuara në fanella. Me ardhjen e Cristiano Ronaldos, James Rodríguez apo Eden Hazard, klubi arriti të merrte një ‘majë’ të madhe parash. Kujtojmë që pas shitjes së portugezit te Juventusi, skuadra italiane mblodhi 52 milionë euro në një ditë me fanellat e Ronaldos.
Së dyti, në klubin e bardhë shpresojnë të marrin edhe para nga titujt. Edhe një herë fokusohemi te koha e Cristiano Ronaldos te Real Madridi ku klubi arriti të marrë një shifër afër 200 milionë euro. Përveç kësaj, kjo do të nënkuptonte se nënshkrimi ka qenë i suksesshëm.