Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol duke folur për transferimin e mundshem të Neymarit në Real Madrid, ka thënë se nuk e ka problem nëse kjo gjë ndodhë.
“Mendoj se ai mund të shkojë në Real Madrid dhe unë nuk do të shoh ndonjë problem me këtë,” tha spanjolli në një intervistë me Estadao de Brasil.
Neymari, sipas Puyol është një profesionist dhe kjo nuk duket e pamundur.
“Megjithatë, unë mendoj se do të jetë e vështirë për të që të largohet nga PSG sepse kanë shpenzuar kaq shumë para për nënshkrimin e tij”, ka deklaruar 39 vjeçari Puyol.
Neymari u transferua në verë nga Camp Nou në Parc des Princes për shifren e 222 milionë eurove.