Real Madrid, FC Barcelona dhe Juventus janë tre klubet që qëndruan të patundur në idenë e tyre për nisjen e Superligës dhe kjo miqësi ka bërë që ata të studiojnë mbajtjen e një sërë ndeshjesh miqësore këtë verë në Shtetet e Bashkuara, siç raporton ESPN.
Skuadra e katërt që do të hynte në turne është Milani, i cili do të ishte klubi që do të mbyllte turneun parasezonal dhe do të përbëhej nga dy spanjollë dhe dy italianë, duke qenë skuadrat më të fuqishme nga këto vende.
Përveç kësaj, ata do të riktheheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend që tashmë e njohin për pjesëmarrjen në turnetë verore dhe edicionet e ndryshme të International Champions Cup.