Álvaro Odriozola, lojtar i huazuar te Fiorentina, është lojtari që nis si favorit për t’u rikthyer te Real Madrid.
Siç raporton gazeta AS, klubi ka synimin e vendosur që Odriozola të rikthehet pasi të përfundojë huazimi i tij në skuadrën e Fiorentines dhe ai të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2022-23.
Odriozola ka luajtur 1504 minuta këtë sezon të shpërndarë në 21 ndeshje, ku ka shënuar një gol ndaj Genoas dhe ka dhënë një asist ndaj Spezias, por loja që dha është më e lartë se të dhënat.
Lojtari ka përmirësuar ndjeshëm performancën e tij sulmuese dhe mbrojtëse dhe kjo e ka bërë atë një nga lojtarët më të admiruar te Fiorentina nga tifozët dhe klubi.