Robert Lewandowski është shumë i qartë se dëshiron të transferohet në Real Madrid dhe tani Bayern Munich është duke kërkuar në mënyrë aktive zëvendësimin e tij njofton Marca.
Sulmuesi i ka thënë Karl Heinz Rummenigge, drejtorit të përgjithshëm të Bayernit, se ai do të bëjë gjithçka për të përmbushur dëshirën e tij.
Është një situatë e cila sipas Marcas i ka mbështetur udhëheqësit e Bundesligës në një qosh.
Drejtuesit bavarez po kërkojnë një zëvendësim sa më shpejt që të jetë e mundur.
Timo Werner është favoriti kryesor, por Bayerni po mendon shumë dhe nuk do ta përjashtojë mundësinë e transferimit të Kane, krah për krah me ardhjen e mundshme të Mauricio Pochettino,
Siç Marca ka raportuar në javët e fundit, sulmuesi Lewandowksi beson se koha e tij në Bayern është afër përfundimit, ndërsa qëllimi dhe dëshira e tij është fanella e Real Madridit.
Ai nuk ka asnjë dyshim në këtë aspekt, edhe pse e kupton vështirësinë e një operacion- transferimi që nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u kompletuar.
Sinqeriteti maksimal
Lewandowski donte të ishte i sinqertë me zyrtarët e Bayernit duke zbuluar një situatë që ai e di që nuk është e lehtë të tretet nga ana e tyre.
Nga Mynihu, lajmi thotë se Bayern nuk është i gatshëm ta lejojë të largohet dhe pret që ai të nderojë kontratën e tij deri më 30 qershor të 2021-ës.
Realiteti thotë se ata tashmë e dinë se situata duhet të zgjidhet shpejt. Në fakt, ndryshimi i agjentit nga ana e Lewandowskit ka një qëllim të vetëm; Përshpejtimin e rrugës për në Real Madrid, transmeton Rmadridalbania.info.
Ndërmjetësi
Agjenti i Lewandowskit, Zahavi mban marrëdhënie të shkëlqyera me klube të ndryshme dhe ai konsiderohet më shumë si ndërmjetës sesa dikush që arrin operacionet e transferimit me një zgjidhje të komplikuar.
Kohët e fundit, ai ishte shumë afër Chelsea të Abramovich.
Relacionet midis Bayern dhe Real janë përmirësuar pas përjetimit të atyreve momente të tensionuara pas dy çerek-finaleve të fundit në Champions League.
Largimi i James drejt Mynihut shërbeu si urë-lidhëse e një negocimi që deri atëherë dukej i pamundur.
Tani historia përsëritet. Por këtë herë do të jenë udhëheqësit e Real Madridit ata që duhet të hedhin hapin më përpara.