“Kroos dhe Vinicius ishin të lodhur. Doja të ndryshoja më shumë lojtarë në lojen shtes.”
“Kjo humbje na bën më të fortë. E dinim se na priste një ndeshje e vështirë.”
“Bale dhe Jovic? Asgjë për të thënë. Nuk ka asgjë. Mund të thuash të njëjtën gjë për Ceballos, Vallejo. ata janë në të njëjtin nivel.”
“Ne nuk kemi lojtarë që kanë cilësitë e Benzemas. Ai është i jashtëzakonshem në zotërimin e topit.”
“Ndeshja më e keqe e sezonit? Nuk ka mundësi. Ishte një lojë e vështirë. Ka qenë një lojë e barabartë deri në minutën e fundit. Ne nuk luajtëm lojën tonë më të keqe.”
“Bale, Jovic dhe Hazard? Siç thashë, i vendosa Isco dhe Camavinga për shkak të lodhjes së Kroos dhe Vinicius. Do t’i kisha vendosur në lojen shtesë, por për fat të keq Bilbao shënoi.”