Ancelotti është serioz për trofeun. Ai dëshiron të luftojë për të gjithë titujt këtë sezon, por me PSG-në si një penges në Ligen e Kampionëve
Lunin apo Courtois, kjo është dilema e madhe e Ancelottit. Lunin është i përzgjedhuri për Kupen e Mbretit, por ndaj një rivali si Bilbao duhet startuar me Courtois. Arsyeja do të ishte sepse ai i njeh shumë mirë, pasi u përball me ta në 3 ndeshje në më pak se 2 muaj.
Por edhe për t’i dhënë më shumë siguri një mbrojtjeje që nuk do të ketë një shtyllë si Mendy. Do të hyjë Nacho, i cili mund të luaj në krahun e majtë.
Dhe nga ana tjetër, debati është me Lucas ose Carvajal. Anceotti e ka të veshtir të zgjedh se me cilin do të startoj pasi të dy po e bëjnë punen e duhur në atë pozicion
Aty ku nuk ka dyshime është në qendër të fushës. Edhe pse zhvilloi ndeshjen me kombëtaren e tij, Casemiro do të startojë me Kroos dhe Modric.
Jovic do të zëvendësojë Benzeman , por partnerët e tij në sulm mund të ndryshojnë. Asensio ose Bale ende nuk dihet se me kë do të startoj Ancelotti, Vinicius pritet të startoj në pozicionin e tij
FORMACIONI MUNDSHËM:
Lunin ose Courtois; Carvajal ose Lucas, Militao, Nacho, Alaba; Casemiro, Modric, Kroos; Hazard, Jovic, Vinicius Jr.