Ekipet janë në pushim dhe kombëtaret në aksion. Kështu shumica e lojtarëve Madrilen janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet miqësore të kësaj jave.
Kapiteni Ramos së bashku me bashkëlojtarët e tjerë: Isco, Asensio, Nacho, Vazquez dhe Carvajal, janë duke u stërvitur me kombëtaren e Spanjës dhe tek ta po mbizotëron një shoqëri e mirë me bashkëlojtarët nga ekipet tjera në kombëtare.
Ramos është kapur nga kamerat duke qenë shumë i afërt me Diego Costan në stërvitjen e parë të Spanjës. Sulmuesi i Atleticos është rikthyer në kombëtare dhe ka marrë një pritje të ngrohtë sidomos nga kapiteni Ramos.
Kjo video pasqyron më së miri shakatë e Ramos me Costan në stërvitjen e Spanjës: