Skuadra e Real Madridit ka ndjekur të gjitha kërkesat e francezëve dhe ka provuar të pamundurën në merkaton e fundit të verës për të marrë nënshkrimin e tij, por PSG-ja refuzoi ofertat prej 180 dhe 200 milionë euro plus bonuse.
Tashmë, lojtari është i lirë që nga 1 janari për të negociuar kontratën e re me një tjetër klub, edhe pse këto negociata nuk janë zhvilluar dhe do të jenë pas duelit të drejtpërdrejtë të Champions League mes Real Madrid dhe PSG.
Por te Real Madridi nuk ka nervozizëm. Siç zbulohet nga L’Équipe përmes Hadrien Grenier : “Tek Real Madrid ka besim dhe qetësi. Në mendjet e drejtuesve të Madridit, Kylian Mbappé do të jetë lojtar i Real Madridit pas 6 muajsh.”
Natyrisht, gazetari tregon se PSG vazhdon të punojë pa u lodhur për t’i ofruar një rinovim që e bind Mbappen , madje duke shkuar deri aty sa t’i ofrojë vetëm një vit më shumë kontratë.
Mbappé nuk ka folur ende, por të gjitha deklaratat dhe veprimet e tij tregojnë të njëjtin drejtim: të luajë për Real Madridin. Francezi dëshironte të largohej verën e kaluar dhe këtë vit e ka mundësinë në dorë.