Ancelotti është një njeri i arsimuar. Për këtë arsye, ai nuk dëshiron të dëgjojë për favoritët dhe e ka të qartë se çdo ndeshje është një finale : “Ne duhet të luajmë më të mirën tonë. Rivali, edhe pse kanë pasur më shumë probleme se ne, është shumë i fortë. Dy skuadra konkurrojnë me të njëjtin qëllim”.
Italiani ka dy dyshime në njëmbëdhjetëshen e tij startuese. Njëri është mbrojtësi i djathtë, pasi Carvajal sapo ka dalë nga lëndimi dhe tjetri është Rodrygo apo Asensio?
Duhet mbajtur mend se Carvajal ende nuk ka ritëm garash dhe se kjo do të jetë një ndeshje me intensitet të lartë. Pozicioni i tij, në rast se nuk starton, mund të zevendesohet nga Lucas Vázquez.
Ancelotti e ka parë gjithmonë Rodrygon me sy më të mirë, por Asensio ka bërë një hap përpara në ndeshjet e fundit dhe arrin në formë më të mirë.
FORMACIONI I MUNDSHEM:
Courtois; Carvajal ose Lucas; Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Rodrygo ose Asensio, Vinicius Jr dhe Karim Benzema.