Toni Kroos nuk mendon se Real Madridi është favorit në El Clasicon e së mërkurës, kur Reali dhe Barcelona të përballen në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Reali është më në formë krahasuar me Barcelonën që ndodhet mbi 15 pikë prapa në La Liga.
Por, pavarësisht kësaj, El Clasico është El Clasico sipas Kroosit, nuk vlen asgjë në këtë ndeshje, s’ka favorit.
“Në një El Clasico nuk ka asnjë favorit, është ndeshje e vështirë dhe e veçantë, sidomos nesër që është si një finale.
Barcelona kanë skuadër të mirë dhe mund të them që nuk ka asnjë favorit”, u shpreh Kroos.
I pyetur nëse sheh ndonjë ndryshim me ardhjen e Xavi Hernandez, Kroos u përgjigj:
“Nuk di se çfarë të të them, nuk e kam parë shumë kohën e fundit, kam gjëra tjera për të bërë në vend se të shikojë vetëm futboll”.