Siç raporton Marca , përfaqësuesit e Real Madridit dhe Vinicius kanë pasur një takim përfundimtar për të diskutuar çështjen e rinovimit. Është arritur një marrëveshje mes dy palëve, ky është një lajm i mirë për lojtarin.
Është përcaktuar se rinovimi i Vinit me Real Madridin do të bëhet pikërisht në momentin e përfundimit të sezonit në mënyrë që vetë futbollisti të mos humbasë përqendrimin , pasi ai është një shtyllë për ekipin.
Megjithatë, braziliani pret një rritje të konsiderueshme të pages. Sot është ai që fiton më pak nga të gjithë dhe është ai që ka më shumë punë, ndaj Florentino e kuptoi që kjo situatë ishte e padrejtë.
Vinicius duhet t’i kalojë gjashtë muajt e ardhshëm duke udhëhequr Real Madridin në sulm . Bie në sy mungesa e tij në fushën e lojës, prova e madhe u pa në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Alcoyanos.
Për këtë arsye Madridi dëshiron të rinovojë, është e ardhmja e skuadrës prej shumë vitesh, nuk ka asnjë dyshim për këtë në bordin drejtues.