Karim ka gjetur gjithmonë veten duke luajtur shumë rehat me Hazard sepse atij i pëlqen stili, shoqërimi, prekja, pasimet e shpejta dhe harmonia e tyre, pavarësisht se prej kohësh nuk luajnë dot bashkë, është maksimale.
Sulmuesi francez, i cili edhe një herë do të jetë kapiten, konsideron se belgu është ende shumë i rëndësishëm për të bardhët për shkak të përvojës, cilësisë, por edhe për vizionin e tij për lojën.
Karim Benzema është i emocionuar që do të ketë sërish Edenin pranë tij dhe i ka kërkuar që të jep maskimumin e tij , e cila do të jetë shumë e rëndësishme
Lojtari belg e di se po përballet me një mundësi të madhe për të udhëhequr sulmin e Real Madridit me mungesën e Vinicius. Hazard është shumë i motivuar dhe dëshiron të vazhdojë me një ritëm në rritje pas dy ndeshjeve të tij të mira kundër Cádiz dhe Athletic Club.