Cristiano Ronaldo realizoi një ‘poker’ në ndeshjen e djeshme ndaj Gironas. Sulmuesi Portugez ndihmoi ekipin të marë një tjetër fitore në La Liga dhe tashmë është futur ndjeshëm në lojën për çmimin ‘Pichici’ – golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Vetëm disa muaj më parë, më 13 Janar të këtij viti më sakt, ai kishte kishënuar vetëm 9 gola në kampionat, ndërsa tani numëron 22 dhe është vetëm 3 gola larg Lionel Messit, golashënuesit më të mirë të kampionatit deri më tani.
I shtyrë edhe nga publiku por edhe nga një bast që ka vënë me bashkëlojtarët, Cristiano nuk e kishte ndërmend të ndalej dhe dëshironte të gjente sa më shpesh rrjetën. Dhe sa herë bënte diçka të tillë, publiku festonte sëbashku me të.
Ju ftojmë t’a ndiqni: