Futbollisti norvegjez duket se ka gjetur vendin e duhur për të shpalosur talentin e tij. Arsenali ka siguruar stabilitetin e nevojshëm që një futbollist të mund të shfaqë nivelin e tij më të mirë.
Odegaard ka folur për median norvegjeze Viaplayfootbal dhe pranon se mbërritja në Arsenal dhe largimi nga Real Madridi ka qenë një nga vendimet më të mira që ai kishte mundur të merrte:
“Ndjehem mirë ishte zgjedhja e duhur kur gjërat ishin ashtu siç ishin në Madrid. Kam nënshkruar kur isha 16 vjeç dhe tani ishte koha e duhur për të parë nga e ardhmja. Mendova se ky ishte klubi perfekt për mua,” tha Mesfushori norvegjez.
Çelësi për marrjen e këtij vendimi ishte Carlo Ancelotti pasi trajneri italian ishte shumë i sinqertë me norvegjezin dhe i tha se pavarësisht se ishte një lojtar që e pëlqente, do t’i duhej të luftonte me gjak, djersë dhe lot për minutat.