Ka arritur edhe data dhe koha e derbit Madrilen. Real Madridi do të presë Atletico Madridin të dielën më 8 prill në Bernabeu në ndeshjen që do të fillojë në ora 16:15.
Përtej kësaj, kjo ndeshje do të jetë në mes të dy cerekfinaleve të Champions League ndaj Juventusit. Cerekfinalja e parë do të luhet më 3 prill nga ora 20:45 ndërsa cerekfinalja kthyese do të luhet më 11 prill nga ora 20:45.
Sipas ‘Marcas’, menjëherë kanë reaguar drejtuesit Madrilen të cilët janë të shqetësuar nga fakti se do të kenë vetëm 25 orë pushim para ndeshjes së dytë ndaj Juventusit në Bernabeu më 11 prill.
Derbi Madrilen do të luhet më 8 prill në ora 16:15 ndërsa ndeshja kthyese ndaj Juventusit më 11 prill nga ora 20:45, që do të thotë se ekipi do të ketë vetëm 25 orë kohë për t’ë menduar për ndeshjen ndaj Juventusit.