Humbje e rëndësishme e Carlo Ancelottit për ndeshjen e radhës në ligë. Trajneri italian nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Casemiro, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Ai pati një ndërhyrje ndaj Iván Alejo në minutën e 25-të
Casemiro tashmë ishte paralajmëruar për disa ndeshje. Ishte diçka që mund të ndodhte në çdo moment dhe, më mirë tani, sesa kundër Real Sociedadit apo në derbi. Do të mungojë kundër Athletic Club, skuadër që këtë vit nuk po kalon momentin më të mirë.
Në çdo rast, Ancelotti do të jetë në gjendje të ‘nxjerr’ të tjerë si Camavinga . Francezi kishte mjaft minuta në fillim të sezonit, por ai po zhdukej pasi Kroos dhe Modric janë në nivelin e tyre më të mirë.
Edhe mesfushori brazilian kishte nevojë për pushim. Ai është një nga futbollistët që grumbullon më shumë minuta (1821) dhe rrezikohej të lëndohej nëse nuk e ndalte ritmin.
Me shumë mundësi, kundër Athletic nuk mund të jetë as Luka Modric, por tashmë ai pozicion ka një pronar. Fede Valverde, i cili luajti 70 minuta, pati një paraqitje shumë të mirë ndaj Cádiz.