Lajmi i mirë ka qenë prezenca e Karim Benzemës në seancën me grupin . Sulmuesi francez ka disa ditë që stërvitet jashtë fushës por sot i është bashkuar bashkëlojtarëve dhe synon të startojë kundër Cádiz.
Por lajmi i keq ka ndodhur dhe disa janë bërë bashkë. E para është mungesa e konfirmuar e Dani Carvajal që shqetësimi i tij muskulor do ta bëjë të humbasë ndeshjen kundër Cádiz.
Futbollisti tjetër që nuk është stërvitue në fushë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve është Luka Modric . Kroati po ndjek masat e rrepta të La Ligës dhe kjo e bën atë të stërvitet jashtë fushës.
Së fundi, Isco Alarcón nuk ka dalur fare në seancë me pjesën tjetër të skuadrës . Isco ka dhimbje të fytit dhe pavarësisht se ka rezultuar negativ, klubi ka preferuar të pushoj.