Real Madridi do të duhet ta përballojë ndeshjen kundër Cádiz me disa mungesa, për shkak të COVID. Dani Ceballos, lojtar i skuadrës, i dëmtuar prej 5 muajsh që nga Lojërat Olimpike, i janë bashkuar edhe 5 lojtarë të tjerë. Ceballos është shumë afër rikuperimit.
Pas daljes pozitic të Pablo Laso dhe Heurtel, në Valdebebas siguria është rritur dhe kontrollet janë dyfishuar, duke bërë që disa anëtarë të ekipit të parë të rezultojnë pozitivë për COVID.
Këto janë Modric, Marcelo, Lunin, Rodrygo, Asensio, Bale dhe Davide Ancelotti. Në ndeshjen e së dielës nuk do të mund të jenë 5 lojtarët dhe anëtari i shtabit.
Ata mund të mbërrijnë të mërkurën më 22 në San Mamés, në të cilin do të jetë takimi i fundit i vitit për madrilenet, por për këtë do të duhet të rezultojë negativ dhe më pas nuk do të ketë nevojë të kalojë karantinën.
Klubi është i shqetësuar për humbjen e Davide. Djali i Carlettos është shumë i rëndësishëm për lojtarët.
Davide është shumë i afërt me lojtarë , ndonjëherë edhe më shumë se vetë Carletto, përveç kësaj, ai e ndihmon shumë babanë e tij gjatë ndeshjeve, duke sugjeruar ndryshime. Ai gjithashtu menaxhon strategjinë mbrojtëse dhe sulmuese.
Ai kontrollon edhe çështjen fizike, ndaj ndeshjet i sheh në këtë këndvështrim, duke ndihmuar trajnerin të marrë vendime në ndryshime. Pa qenë një tjetër lojtar i fushës, humbja e tij peshon si e tillë.