Shumë golashënues të mëdhenj kanë kaluar në historinë e Real Madridit, njëri prej tyre, Hugo Sánchez, konsiderohej si një nga ‘vrasësit’ më të mirë të kohës. Meksikani luajti në ekipin e Real Madridit për 7 sezone, nga viti 1985 deri në 1992, dhe mori 5 her çmimin pichichi në La Liga.
Në njërin prej tyre, sezonin 1989/1990, ai shënoi 38 gola , duke u bere golashënuesin me i mirë. Gjëja absolutisht e jashtëzakonshme ishte se ai shënoi secilin nga golat në prekjen e parë , duke dhënë një paraqitje të shkurtër se çfarë lloj sulmuesi ishte.
Më vonë ai i vlerësoi të dy: ai pohoi se janë dy lojtarë të ndryshëm, ai beson se Mbappé do të ishte diçka e ngjashme me Benzema, me më shumë rini dhe një talent të ndryshëm, por të ngjashëm. Nga ana tjetër ai e krahasoi Haaland me Cristiano Ronaldon. Hugo Sánchez beson se në pikën e sulmit mungon një sulmues kryesor dhe ky është norvegjezi, të cilin ai e konsideronte një bishë.