Marcelo e di se nuk do të rinovojë kontratën e tij me madrilenet, e cila përfundon në qershor 2022, por ai dëshiron të largohet duke ngritur një titull dhe duke llogaritur në më shumë mundësi nga Carlo Ancelotti.
Megjithatë, Marcelo po planifikon tashmë të ardhmen e tij larg Santiago Bernabéu,i cili nuk po mendon për pensionimin e tij, dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.
Fluminense apo Botafogo kanë qenë të lidhura me brazilianin, por për momentin kapiteni i Real Madridit nuk po mendon të kthehet në Brazil.
Marcelo po e mendon një transferim në Porto, një ide mjaft tërheqëse për të për shkak të afërsisë që ekziston mes Portugalisë dhe Spanjës, si dhe mundësinë për të vazhduar të luajë në Champions League
Porto është një klub i specializuar për nënshkrimin e talenteve të rinj, por që shquhet edhe për dhënien e një mundësie për futbollistët më me përvojë, pranë fundit të karrierës së tyre, diçka që Pepe dhe Iker Casillas e dinë shumë mirë.
Marcelo ka folur tashmë me të dy, që ishin bashkëlojtarë të tij, për eksperiencat e tyre në klubin e Portos dhe fjalët e Pepes dhe Ikerit e kanë bindur akoma më shumë brazilianin për këtë mundësi.
Aktualisht nuk ka asgjë zyrtare, por në 22 ditë Marcelo mund të nënshkruajë me çdo klub, në të cilin Porto shfaqet si klubi më i pozicionuar për të marrë shërbimet e kapitenit të Real Madridit.