Disa ditë më parë, Mathieu Valbuena kishte dhënë një intervistë në të cilën kishte thënë këto fjalë për Benzeman: ”Nëse unë do të isha me një kamp futbolli me të atëherë nuk do të kisha asnjë problem t’i zgjasë dorën atij.”
Kjo vjen pasi dy lojtarët kanë prishur marrëdhëniet mes vete për shkak të skandalit që gjithashtu e ka detyruar trajnerin e Francës të mos e ftojë Benzeman në kombëtare që nga viti 2015.
Gjatë ditës së sotme ka reagar Benzema nëpërmjet një foto në Instagram që i është përgjigjur ish bashkëlojtarit të tij te kombëtarja: ”Ruaje dorën tënde”.
Valbuena dëshironte të bënte paqen me sulmuesin Madrilen, por duket se Benzema nuk është i gatshëm të pranojë faljet e tij.