Eliminimi i skuadrave spanjolle do të thotë që ‘market pool’ e krijuar për ekipet e La Liga-s ndahet mes Atletico Madrid dhe Real Madridit.
Real Madridi ishte skuadra që e kaloi me qetësi ndeshjen e fundit, me punën e bërë, pasi tashmë ishte i kualifikuar dhe mbetej të dihej nëse i pari apo i dyti.
Atlético de Madrid luftoi për të mposhtur Porton dhe varej nga fitorja e Liverpool ndaj AC Milan. Gjithçka ndodhi dhe më në fund skuadra e Simeones u klasifikua e dyta.
Barcelona dhe Sevilla nuk arriten të kualifikohen në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, Ky lajm është pozitiv për Real Madridin pasi do të hyn 15 milionë euro më shumë pas eliminimit të Barçës dhe Sevillas nga Champions League.
Kjo për shkak të ‘market pool’ të bërë nga UEFA dhe Champions League. “Market Pool” është një sërë të drejtash ekonomike që atribuohen sipas shteteve dhe që shpërndahen sipas hapit të raundit të skuadrave .
Me fjalë të tjera, nëse eliminohet edhe Villarreali, totali i të drejtave të destinuara për Spanjën do të shpërndahet ekskluzivisht mes Real Madrid dhe Atlético Madrid. Për këtë arsye, në planin ekonomik, skuadra e Florentino Perezit ishte e interesuar të eliminonte të gjitha skuadrat në Spanjë për të marrë ekskluzivisht të gjitha të drejtat ekonomike dhe për të marrë një shumë më të madhe.