Asnjë lojtar nuk do të donte të humbiste një ndeshje përshkak të kartonëve, e lëre më një raund eliminator të Ligës së Kampionëve. Epo, Mendy dhe Casemiro mund ta bëjnë këtë, në rast se ndeshkohen kundër Interit.
Të dy lojtarët kanë dy karton për momentin, të dy u ndeshkuan kundër Shaktarit dhe Sherifit. Nuk do të ishte e çuditshme t’i shihnim të dy në stol, për të siguruar praninë e tyre në fazën eliminatore të Champions League.
Më e mira, sigurisht, do të ishte që ata të mos e luanin këtë ndeshje.
Kështu është derisa të mbarojnë çerekfinalet, në këtë rast ato rifillojnë, në mënyrë që të mos ndodhë ajo që ndodhi me Xabi Alonso në gjysmëfinalen e 2014. Alonso humbi finalen e 2014 në Lisbonë me Real Madridin. Ndeshja e dytë gjysmëfinale kundër Bayernit. Që atëherë, rregullat kanë ndryshuar.
Duhet mbajtur mend se Real Madridi, pavarësisht se është i kualifikuar, po luan për të qenë i pari në grup. Real Madridi duhet të shmangin ‘ndonje gabim’ duke siguruar vendin e parë.