Marcelo tashmë ka filluar të planifikojë të ardhmen e tij larg klubit madrilen, pasi që Real Madridi nuk mendon t’i ofrojë rinovimin e kontratës.
Nga gazeta ‘Olé’ kanë sqaruar të ardhmen e Marcelos, i cili nuk dëshiron të vazhdojë garat në Evropë, për të shmangur përballjen me Real Madridin.
Alternativa e Marcelo është rikthimi te Fluminense, klub ku debutoi si profesionist para se të nënshkruante për Real Madridin.
33-vjeçari ka luajtur vetëm 138 minuta në 5 ndeshje këtë sezon, i rënduar nga lëndimet dhe performanca e shkëlqyer e francezit Ferland Mendy.
Marcelo, i cili ka mbushur 15 vite me Real Madridin, ka ngritur 22 tituj me fanellën e bardhë, mes të cilëve pesë Liga, katër Liga të Kampionëve, dy Kupa të Mbretit dhe katër Kupa të Botës për Klube.
Një jetë plot suksese për mbrojtësin Madrilen, i cili shpreson ta mbyllë karieren e tij në Madrid me një sukses duke e ngritur një titull si kapiteni i parë i skuadrës së Carlo Ancelottit.