Edhe pse është e vështirë të sigurohet diçka në botën e futbollit, sidomos pas transferimeve që kemi parë në merkato të fundit, e vërteta është se Madridi ka deri në 15 lojtarë që do të mbërrijnë të luajn në stadiumin e ri.
I pari është Courtois. Pa dyshim, ai është portieri i skuadrës dhe ka ende shumë vite përpara. Dhe më shumë në nivelin në të cilin është. Së bashku me të, Alaba është bërë kreu i ri në mbrojtje.
Nacho dhe Lucas Vázquez rinovuan kontratat e tyre verën e kaluar dhe së bashku me Mendy dhe Carvajal. Nuk duket se do të ketë shumë largime.
Casemiro, Kroos dhe Modric mbeten të palodhur, por atyre u janë bashkuar Fede Valverde dhe Camavinga që janë e ardhmja, ose më saktë e tashmja.
Këtë sezon Vinicius dhe Benzema janë dyshja më e mirë për momentin. Ata janë në një nivel të shkëlqyer, me një numër të madh të golave dhe asistimeve. Për Madridin ata janë të patransferueshëm, si Rodrygo, i cili është bërë pjes e dyshes.