Lopetegui e njeh Iscon në mënyrë perfekte, pasi e ka stërvitur në Real Madrid për disa muaj dhe e dëshiron në Sevilla. Nënshkrimi do të ndodhë në verë, pasi Sevilla nuk dëshiron të shpenzojë para për Iscon, kështu që ata do të presin përfundimin e kontratës me Real Madridin.
Iscos i përfundon kontrata më 30 qershor 2022 dhe përveç ndonjë befasie, Real Madridi nuk do të rinovojë kontratën . Aktualisht vlera e tijë është 15 milionë euro, dhe mund të largohet në janar.