Pas përfundimit të kësaj xhiro, të gjitha kampionatet do të pushojnë për shkak se do të luhen ndeshjet me kombëtaret.
Dhe normalisht se me to vjen edhe shqetësimi për trajnerët sidomos për Zidane i cili do t’i ketë vetëm 5 lojtarë të lirë nga kombëtaret.
Pra, 19 lojtarë Madrilen do të luajnë me kombëtaret e tyre dhe vetëm 5 do të jenë të pranishëm në qendrën stërvitore të ekipit: Benzema, Theo, Llorente, Casilla dhe Luca Zidane.
Zidane është i shqetësuar për këtë pasi menjëherë pas ndeshjeve me kombëtaret do të jetë cerekfinalja ndaj Juventusit dhe ai frikësohet se do t’i lëndohet ndonjë lojtarë gjatë ndeshjeve me kombëtare.
Gjatë kësaj kohe, tekniku Madrilen do të stërvisë së bashku me RM Juvenil A të Gutit dhe për Benzeman ka bërë një plan specifik që të jetë sa më i gatshëm për ndeshjen e 3 prillit ndaj Juventusit.