Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Kroos, Casemiro, Modric, Cristiano Ronaldo, Benzema dhe.. këtu është dyshimi për ndeshjen ndaj Juventus. Pikërisht këtu shfaqet një enigmë e pazbuluar, tek lojtari numër 11 i ekipit Madrilen. Duke filluar që nga sonte, Isco, Bale, Asensio dhe Vazquez do të luftojnë për një vend titullari për ndeshjen e parë në Torino.
Në ndeshjen e sontme ndaj Gironas (20:45), tekniku Zidane do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën. Lojtarët e dëmtuar janë rikuperuar, të pezulluarit janë kthyer dhe ekipi duket në formë. Girona është një skuadër që triumfoi 2-1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë dhe sonte me siguri që do të shohim shumë gola.
Formacionet e mundëshme;
Real Madrid XI: Keylor; Marcelo – Ramos – Varane – Carvajal; Asensio – Casemiro – Kroos – Kovacic; Cristiano – Benzema.
Girona XI: Bono; Ramalho – Bernardo – Juanpe; Mojica – Granell – Pons – Maffeo; Borja – Portu.