Mathieu Valbuena, mesfushori aktual i Fenerbahces, është rikthyer të flash për Karim Benzeman, pas atij skandalit që kishte prishur marrëdhëniet e tyre dhe ka detyruar trajnerin e Francës që mos t’i bëjë ftesë Benzemas më asnjëherë në kombëtare.
Valbuena foli për ‘Le Parisien’ duke analizuar temën e kombëtares dhe mundësinë që të luaj përsëri së bashku me Benzeman.
”Ne nuk mund t’i kuptojmë vendimet e trajnerit, por ne duhet t’i respektojmë ato.”, thotë mesfushori Francez që dikur ishte miku më i mirë i sulmuesit Madrilen në kombëtaren e tyre.
”Nëse unë do të isha me një kamp futbolli me të atëherë nuk do të kisha asnjë problem t’i zgjasë dorën atij.”, shtoi Valbuena i cili duket se më në fund ka shprehur haptazi dëshirën që Benzema t’i rikthehet kombëtares së tij.