Cristiano Ronaldo ka kujtuar ëndërrat e tij të fëmijërisë dhe ka thënë se gjithmonë e ka ndjerë se mund të jetë lojtari më i mirë në botë.
Në një intervistë për mediat zyrtare të kompanisë Nike ai foli këto fjalë.
‘‘Në fillim kam ëndërruar të jem lojtari më i mirë në botë. Unë i thash këtë miqëve të mi dhe ata mu përgjigjën: Çfarë po thoni?.”, thotë Portugezi.
”Kur arrita në Man UTD pashë se nuk kishte shumë njerëz me talentin tim, përkushtimin, përpjekjen dhe etikën time. Askush nuk mund të krahasohet me mua, askush tjetër nuk do të jetë Cristiano Ronaldo.”, përfundoi superylli Madrilen i cili beson se asnjë lojtarë tjetër nuk do të jetë më i përkushtuar se ai në punën e futbollit.