Mino Raiola është ‘kapur’ nga Deportes Cuatro në kryeqytetin e Spanjës kur po largohej nga një takim i rëndësishëm ku ishin të pranishëm disa nga agjentët më të rëndësishëm.
Këtë, siç e ka rrëfyer agjenti i Haaland: “Për momentin nuk po flas për merkato, sepse është shumë herët”.
Raiola la disa të dhëna të rëndësishme: “Ai e pëlqen, e do Spanjën. Sidomos shtëpinë e tij këtu. Është shumë herët për të ditur se ku do të luajë vitin e ardhshëm. Nuk është mirë të flasim as për këtë.”