Klubi e ka të qartë se Isco nuk duhet të vazhdojë në Real Madrid dhe largimi i tij ishte planifikuar, pasi kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2022 dhe ai do të largohet si futbollist i lirë.
Isco aktualisht nuk ka oferta nga klube të tjera, pasi asnjë ekip nuk duket i gatshëm të ofrojë 10-20 milionë euro për të marrë një futbollist që do të jetë i lirë pas disa muajsh.
Për këtë arsye, siç bën të ditur media Goal.com, Isco i ka dhënë vetes një muaj për të vendosur nëse do të largohet në janar apo qershor.
Arsyeja e një largimi të nxituar në janar do të ishte gjetja e minutave dhe përpjekja për të bindur Luis Enrique në një vit të plotë se mund të jetë në listën përfundimtare të Botërorit, gjë që aktualisht duket e pamundur duke marrë parasysh nivelin e tij.
Përveç kësaj, imazhi i tij po dëmtohet çdo ditë që kalon, pasi Isco luajti në një polemikë në Granada