Ish trajneri i Bayernit ka analizuar ecurin e madrilenëve dhe nivelin që po tregon këtë sezon.
David Alaba është bërë kreu i mbrojtjes dhe duket si një lider i vërtet.
Karl-Heinz Rummenigge, një ish-menaxher i Bayernit, i cili punonte në klub në atë kohë, i vjen keq që e la lojtarin jashtë pasi ai e ka dobësuar skuadrën gjermane në aspektin mbrojtës.
” Në thelb, unë mendoj se të gjithë janë dakord që ky largim nuk duhet të kishte ndodhur . Mos harroni, djali u rrit në Bayern Munich. Ai luajti atje për 13 vjet dhe ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e ADN-së së Bayernit.”
Është e vërtetë që Bayern Munich është forcuar mirë me ardhjen e Dayot Upamecano, një qendërmbrojtës i ri i nivelit të mirë dhe me shumë projeksione, por performanca e tij nuk është e menjëhershme dhe nuk arrin atë që ofron Alaba.
Paraqitja e Alaba në Real Madrid është e pamohueshme. Lojtari ka ardhur në një shtet të ri me një ligë të re, por është përshtatur në mënyrë perfekte dhe duket se prej vitesh ka veshur fanellën e bardhë. Ai është titullari i padiskutueshëm për Carlo Ancelottin në qendër të majtë dhe kontributi i tij në sulm është mjaft interesant me një gol dhe tre asistime.