Real Madridi është mësuar me fitore, por tifozët janë mësuar me fitore të bukura, me gola dhe spektakël. Ky i fundit mungoi ndaj Shakhtar Donetsk sot në mbrëmje dhe shumë lojtarë nuk ishin në nivelin e vet më të mirë. Ja vlerësimet e ndeshjes sipas AS…
Courtois: Ndër më të mirët në fushë, e lavdëroi edhe Ancelotti pas ndeshjes. Vendimtar në të paktën 3 momente, duke i mohuar golin Shakhtarit, sidomos në pjesën e parë.
Carvajal: Ndeshje normale e mbrojtsit të djathtë, i kthyer në formacion pas pushimit në Elche. Luajti rreth një orë, është ende duke kërkuar formën perfekte fizike.
Militao: Shumë probleme me Fernando, një sulmues i shpejtë dhe i fuqishëm. Gaboi në disa momente në pjesën e parë, Courtois e shpëtoi në fundin e 45 minutave të para.
Alaba: Ashtu si Militao, vuajti për të përmbajtur Fernando dhe Alan. Në rastin e golit të parë humbi sulmuesin që po mbulonte. Mbrëmje jo e mirë.
Mendy: Ndryshe nga sa na ka mësuar, Mendy nuk ishte në një natë të mirë dhe u tregua shumë pak aktiv, duke bërë shumë gabime në pasime.
Modric: Pati dy shanse të mira në pjesën e parë, nuk shënoi dot golin e qetësisë. Shakhtar e vendosi në vështirësi me presionin e vet konstant, në pjesën e dytë ishte më i lirë.
Casemiro: Ndeshje plot zjarr nga braziliani, mori karton të verdhë dhe rrezikoi edhe për të kuq. Mori pjesë në aksionin fantastik të golit të dytë.
Kroos: Më i besueshmi në treshen e mesfushës, edhe pse edhe ai e vuajti presionin e mesfushës së Shakhtar. Pati shansin për 3-1, por gjuajti jashtë.
Lucas Vázquez: U kthye në të djathtë të sulmit dhe e nisi mirë, por pak nga pak kontributi në sulm erdhi në rënie.
Benzema: Pushimi ndaj Elche i duhej dhe i bëri mirë. Dy gola, prej numri 9 të pastër. Tërhiqte ekipin përpara edhe kur Reali ishte duke vuajtur, doli për një problem të vogël në këmbë, mes duartrokitjeve.
Vinicius: Braziliani ka arritur një nivel aq të lartë, saqë edhe në një ndeshje të keqe jep 2 asiste. Për pjesën tjetër vuajti, nuk i eci loja si donte, humbi disa topa.