Karim Benzema ishte sërish heroi i Real Madridit, me 2 golat e fitores 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, ndërkohë që shënoi golat 1000 dhe 1001 të Realit në Champions.
Pas ndeshjes francezi foli për mediat: “Besoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, e dinim që kundërshtari ishte shumë i mirë, në fund vuajtëm, por fituam. Ndonjëherë fitohet edhe kështu.
“Dëmtimi im? Një goditje, pak pushim dhe riaftësohem për të shtunën.
Loja: “Po luajmë çdo tre ditë, është pak e vështirë, janë shumë ndeshje të nivelit të lartë dhe sot për shembull nuk luajtëm mirë, por fituam dhe më të rëndësishme janë 3 pikët, jo gjithnjë mund të luash mirë.
Fishkëllimat: “Është normale që tifozët të kërkojnë lojë më të mirë, të sulmojmë dhe të shënojmë shumë gola. Gjithnjë jemi munduar ta bëjmë, por sot ishte ndeshje e vështirë. Siç e thashë, ka momente ku fitorja vlen më shumë se loja, edhe lodhja ndihet”.
SIEMPRE KARIM 🏆#ChampionsLeague
Con este golazo de Benzema tras una gran jugada colectiva, el Real Madrid le ganó 2-1 al Shakhtar y suma su tercer victoria en el Grupo D.
Queda como único líder con 9 hasta que juegue el Sheriff.pic.twitter.com/jgrlmqPwRE— Pase Clave 🤌 (@PaseClave) November 3, 2021