Duhej të ishte një natë më e qetë për Realin, por ndryshe nga dy javë më parë në Ukrainë, sot po rezulton ndeshje mjaft e ndërlikuar ndaj Shakhtar Donetsk.
Ka përfunduar 1-1 pjesa e parë dhe Bernabeu është në tension, sepse 45 minutat e para nuk kanë lënë një shije të mirë. Madridi e nisi dominues, duke fituar terren dhe duke shënuar me Benzema, pas pasimit të bukur nga Vinicius Junior. Ishte goli numër 1000 i Realit në historinë e Champions League, si asnjë klub tjetër.
14' GOOOAAALLLL!!!! pic.twitter.com/FBT0zPu0Cp
— Anderson Stevia (@AndersonStevia) November 3, 2021
Megjithatë, pas golit Reali e uli ritmin, nisi të linte hapësirë dhe të përgjumej. Shakhtar sulmoi me gjithnjë e më shumë rrezikshmëri dhe në fundin e pjesës së parë gjeti golin, por hubi edhe 2 raste të pastra. Ka përfunduar 1-1, edhe falë Courtois, ndërsa tifozët në Bernabeu turfullojnë dhe ka pasur edhe fishkëllima në minutat e fundit.
39' GOOOOAAAALLL!!!! pic.twitter.com/cqs1MaLUaX
— Anderson Stevia (@AndersonStevia) November 3, 2021