Real Madrid-Shakhtar sot në mbrëmje mund të vendosë fatet e grupit në Champions, sepse një fitore e Los Blancos do të afronte ndjeshëm kualifikimin për në turin e ardhshëm, ndërsa një surprizë ukrainase do të hapte garën për të gjithë. Një ndeshje në orar të pazakontë, sepse në Bernabeu do të luhet prej orës 18.45.
Ancelotti i ka thuajse të gjithë në dispozicion, sepse në krahët e mbrojtjes kthehen Carvajal e Mendy, në stol në Elche, ndërsa në sulm kthehet Karim Benzema, pas ndeshjes së parë sezonale pushim.
Ndryshimet kryesore janë pikërisht në sulm, sepse Benzema do të luajë nga fillimi, por duhet zëvendësuar edhe i dëmtuari Rodrygo në të djathtë, ndaj Ancelotti ka dilemën Asensio apo Hazard.