Eden Hazard është kthyer në një ndër emrat më të përfolur këto kohë tek Reali, por jo për ato që bën në fushë, sepse belgu është gjithnjë e më pranë largimit nga Madridi.
Mesfushori ofensiv nuk po gjen qetësi në aspektin fizik dhe gjithashtu nuk po gjen as minuta, për faktin se Vinicius Junior është shumë përpara tij në hierarkinë e Los Blancos.
Për këtë arsye, Reali shpreson të marrë ndonjë ofertë që në janar dhe është folur ditët e fundit për interesim nga Neëcastle, apo edhe një rikthim të bujshëm tek Chelsea.
Tani një lajm tjetër vjen nga Spanja, sepse emisioni ‘El Chiringuito’ raporton se Juventusi i ka kërkuar huazimin Realit, për ta pasur Hazard deri në fund të sezonit.
Torinezët e kanë nisur shumë dobët sezonin dhe duan përforcime pa shpenzuar shifra të frikshme, por Reali vështirë se pranon ta huazojë Hazard, pa përfshirë ndonjë klauzolë për shitje përfundimtare në rast se plotësohen kushte të caktuara.