Me shpresën që një ditë do të mund të shijoje talentin e Neymar dhe jo të mbrohet ndaj tij, Dani Carvajal ka bërë me dije që nëse do të pyetej ai, do të nënshkruante me Neymarin në Real Madrid.
Anësori Spanjoll ka dhënë një intervistë mbrëmjen e shkuar dhe ka folur për aktualitetet e ekipit, mes tjerash edhe për Neymar si dhe Griezmann.
”I vështirë, ai më ka bërë të vuaj, do të nënshkruaja me Neymar,” theksoi anësori për El Transistor të Radio Marca-s dhe Onda Ceron.
Ka qenë një sezon i vështirë për mbrojtësin, që është dashur të qëndroje gjatë kohë jashtë fushave për shkak të një infeksioni në zemër.
”Ishte një virus që u fut drejt në zemrën time,” potencoi Carvajal. ”Në ditët e para, humba zërin pak dhe gjoksi filloi të më dëmtoje shumë.”
”Mendoja se ishte një i ftohtë i keq. Shkova në stërvitje dhe ia thash mjekut. U stërvita me skuadrën dhe më pas testet që erdhën ishin të çuditshme. Pas kësaj, shkova të vizitoja një kardiolog.”
”Nuk isha i frikësuar, por pastaj fillon dhe lexon për sëmundjen dhe..”
”Gjëja më e keqe në ato 5 javë ka qenë fakti që nuk kam mundur të bëj asgjë, çdo gjë mu bë si e huaj. Ndonjëherë shkoja në Valdebebas vetëm për të parë bashkëlojtarët e mi.”
Carvajal veçoi që La Liga është e vështirë për t’u fituar tashmë, por ai nuk përjashtoi mundësinë që ekipi të triumfoje përsëri në Europë pas triumfit ndaj Paris Saint-Germain.
”Rivaliteti me Barcelonën është total,” shtoi ai. ”Kuptohet që më pengon që ata mund të fitojnë kampionatin, ashtu siç u ka penguar atyre dopieta që bëmë vitin e shkuar.”
”Është thjesht bukuria e futbollit.”
”Fitporja ndaj PSG ishte vendimtare, në mes të muajit Mars të luftosh vetëm për Championsin, është diçka e keqe për neve.”
”E dinim që do të përballeshim me ta në 200% tonë dhe pikërisht kështu ndodhi. Që nga hedhja e shortit dhe deri tek loja, na dukej shumë gjatë sepse kishte shumë lajme: shikoni se si është Neymar, shikoni si është Cavani…”
”Ai që thotë nuk jam i shqetësuar për Neymar gënjen; nuk më pëlqeu që u dëmtua. Doja të kishte luajtur.”
”Ata menduan se ishin superior, e dinin që nuk ishim në formë të mirë dhe kjo është arsyeja se pse i bënë ato deklarata. Por, ne flasim në fushë.”
Krejt për fund, Spanjolli foli edhe për VAR-in dhe eksperiencën e Real Madridit në kupën e botës për klube me këtë sistem.
”Nuk jam mbështetës i VAR”, pranoi ai.
”Është një sistem që përmirëson futbollin por loja do të humbase pak nga esenca e saj. E kemi parë këtë në kupën e botës për klube.”