Real Madrid bleu Eduardo Camavingan nga Rennes verën që lamë pas dhe në të shkuarën ka bërë edhe operacione të tjera merkatoje shumë të suksesshme në Ligue 1, ndaj nuk i ndahet këtij kampionati.
Natyrisht, “peshku i madh” për sezonin e ardhshëm quhet Kylian Mbappe, por ndërkohë ka edhe lojtarë të tjerë që po shkëlqejnë dhe mund të vlejnë shumë për madrilenët.
Një prej tyre është Lucas Paqueta, braziliani i cili tek Lyon është kthyer në lojtar kyç.
Ish-talenti i Flamengos, i cili u ndoq edhe nga Reali në fillimet e karrierës profesioniste, kaloi te Milani për një periudhë, ku pati luhatje dhe vuajti edhe krizën e klubit italian, që e shiti tek Lyon.
Në Francë Paqueta është kthyer në yll, me rendiment shumë të lartë dhe gola e asiste, çka ka bërë që të bëhet shumë i rëndësishëm edhe për kombëtaren braziliane.
Reali kërkon lojtarë me cilësi, që të lidhin mesfushën me sulmin, dhe Paqueta do ishte ideal, duke parë edhe moshën e Modric, por edhe mungesën e lojtarëve si Paqueta në ekip.