Gazetari i njohur spanjoll Josep Pedrerol, i emisionit Jugones në LaSexta, ka pasur fjalë të ashpra për Eden Hazard, në editorialin e tij të fundit në emision. Pedrerol ka dalë në mbështetje të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili në konferencë për shtyp tha se problemi i Hazard është se trajneri preferon lojtarë të tjerë në këtë moment.
Hazard nuk luajti as fundjavën e shkuar në El Clasico dhe e ka çuar në 5 numrin e ndeshjeve kundër Barcelonës pa e prekur fushën, çka ka shtuar nervozizmin në Madrid. Sikur të mos mjaftonte kjo, Vinicius po shkëlqen dhe tashmë e ka marrë vendin në të majtë të sulmit.
Për këtë arsye, Pedrerol është treguar i ashpër: “Me Ancelottin luan kush e meriton. Këtu nuk ka privilegje. Hazard do luajë nëse do jetë mirë dhe kaq, këtu merr fund diskutimi. Bravo Carlo Ancelottit. Kjo quhet meritokraci. Tani Vinicius ndihet i vlerësuar, e ndjen besimin e trajnerit. E ka merituar plotësisht, Ancelotti po tregohet i drejtë. Për Hazard ka mbaruar marrëveshja që kishte me Zidane…“.
Pedrerol e ka fjalën për mundësitë e shumta që Zidane i dha Hazardit, edhe pse belgu nuk i shfrytëzoi asnjëherë dhe tashmë po duket pranë edhe largimi i tij.
🚨🚨🚨 @jpedrerol, sobre HAZARD:
“SE LE ACABÓ EL CHOLLO DE ZIDANE”.
💥 El EDITORIAL de #JUGONES 💥 pic.twitter.com/QN7kYzttBD
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 27, 2021