Top i Artë, që do të dorëzohet në 29 nëntor në Paris, po pritet me shumë kuriozitet dhe mediat anembanë botës po presin të shohin fituesin, në një vit ku duket se do të ketë surpriza.
Orët e fundit një foto është bërë virale në internet, sepse është publikuar një foto me renditjen e votimeve për France Football.
Lista, pa autor dhe ende e paqartë nëse është reale apo një montazh, ka renditjen e plotë të votimit dhe fitues është ROBERT LEËANDOËSKI, me 627 pikë, ndjekur nga LEO MESSI dhe KARIM BENZEMA.
Edhe në 2018 pati një rrjedhje të tllë informacioni dhe fitues sipas listës që doli në rrjetet sociale ishte Luka Modric, po ai që triumfoi në fund. France Football e ka tashmë të qartë fituesin, sepse 180 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar dhe votat janë llogaritur.