Real Madrid do të presë sot në mbrëmje Osasunan (21.30), duke u kthyer në shtëpi pas 1 muaji, në të cilin regjistroi 2 fitore, ndaj Shakhtar dhe Real Madrid, dhe një humbje, ndaj Espanyol.
Do të jetë një javë e ngjeshur për madrilenët, sepse pas ndeshjes së sotme do të luajnë të shtunën në Elche dhe mesjavën e ardhshme do të presin Shakhtar Donetsk.
Në mbrojtje Mendy, Alaba e Militao nuk preken, ndërsa mund të luajë nga fillimi Carvajal, pas pak minutave në El Clasico.
Në mesfushë pritet kthimi në formacion i Eduardo Camavingas, pasi Luka Modric ka nevojë për pushim. Në mungesë tw Fede Valverdes, i dëmtuar, nuk bëjnë dot pushim Kroos e Kasemiro.
Sulmi ka gjetur tashmë ekuilibër me treshen Vinicius-Benzema-Rodrygo, ndaj duket e vështirë që Ancelotti të ndryshojë, edhe pse Asensio e Hazard presin një shans.